Who cast that first fateful tomato that started the La Tomatina revolution? The reality is no one knows. Maybe it was an anti-Franco rebellion, or a carnival that got out of hand. According to the most popular version of the story, during the 1945 festival of Los Gigantes (a giant paper mâché puppet parade), locals were looking to stage a brawl to get some attention. They happened upon a vegetable cart nearby and started hurling ripe tomatoes. Innocent onlookers got involved until the scene escalated into a massive melee of flying fruit. The instigators had to repay the tomato vendors, but that didn't stop the recurrence of more tomato fights—and the birth of a new tradition.
Fearful of an unruly escalation, authorities enacted, relaxed, and then reinstated a series of bans in the 1950s. In 1951, locals who defied the law were imprisoned until public outcry called for their release. The most famous effrontery to the tomato bans happened in 1957 when proponents held a mock tomato funeral complete with a coffin and procession. After 1957, the local government decided to roll with the punches, set a few rules in place, and embraced the wacky tradition.
Though the tomatoes take center stage, a week of festivities lead up to the final showdown. It's a celebration of Buñol's patron saints, the Virgin Mary and St. Louis Bertrand, with street parades, music, and fireworks in joyous Spanish fashion. To build up your strength for the impending brawl, an epic paella is served on the eve of the battle, showcasing an iconic Valencian dish of rice, seafood, saffron, and olive oil.
Today, this unfettered festival has some measure of order. Organizers have gone so far as to cultivate a special variety of unpalatable tomatoes just for the annual event. Festivities kick off around 10 a.m. when participants race to grab a ham fixed atop a greasy pole. Onlookers hose the scramblers with water while singing and dancing in the streets. When the church bell strikes noon, trucks packed with tomatoes roll into town, while chants of "To-ma-te, to-ma-te!" reach a crescendo.
Then, with the firing of a water cannon, the main event begins. That's the green light for crushing and launching tomatoes in all-out attacks against fellow participants. Long distance tomato lobbers, point-blank assassins, and medium range hook shots. Whatever your technique, by the time it's over, you will look (and feel) quite different. Nearly an hour later, tomato-soaked bombers are left to play in a sea of squishy street salsa with little left resembling a tomato to be found. A second cannon shot signals the end of the battle. | Kush e gjuajti atë domaten e parë fat-vulosëse që i dha rrugë revolucionit "La Tomatina"? Ç'është e vërteta, askush s'e di. Ndoshta qe një rebelim kundër Francisko Frankos, ose një karnaval që doli duarsh. Sipas versionit më të njohur të ngjarjes, gjatë festivalit "Los Gigantes" të 1945-ës (paradë marionetash gjigante prej shtresash të ngjitura letre), vendasit po orvateshin të inskenonin një sherr për të tërhequr pak vëmendje. Meqë qëlluan pranë një qerreje me perime, nisën të flakëritnin domate të pjekura. Në valle u futën dhe shikues naivë, derisa skena përshkallëzoi në një batërdi masive frutash në fluturim. Nxitësve iu desh të dëmshpërblenin shitësit e domateve, po kjo nuk i ndali përsëritjet e të tjera luftërave me domate, as edhe lindjen e një tradite të re. Nga frika e një përshkallëzimi të pabindur, organet kompetente vunë në zbatim, zbutën dhe rivunë një varg ndalimesh në vitet 50. Në 1951-shin, vendasit që shpërfillnin ligjin u rrasën në burg deri kur thirrjet e publikut kërkuan për lirimin e tyre. Pafytyrësia më e famshme ndaj ndalimeve të domateve ndodhi në 1957-ën, kur përkrahësit zhvilluan një funeral përqeshës domatesh, ku nuk munguan arkivoli dhe kortezhi. Pas vitit 1957, pushteti vendor vendosi të lëshonte pe, vuri një dorë rregullash të reja dhe e përqafoi traditën e krisur. Megjithëse domatet zënë vendin kryesor, është java e festimeve ajo që çon drejt përballjes finale. Është një festë për shenjtët mbrojtës të Bunjolit, Virgjëreshës Mari dhe Shën Luigj Bertrandit, me parada rrugëve, muzikë dhe fishekzjarre në stilin e hareshëm spanjoll. Për të marrë fuqi për sherrin në vijim, në vigjiljen e betejës shërbehet një paejë fenomenale, duke reklamuar një pjatë ikonike valenciane me oriz, fruta deti, shafran dhe vaj ulliri. Sot ky festival i shfrenuar e ka një farë rendi. Organizatorët kanë arritur deri aty sa, posaçërisht për ngjarjen e përvitshme, të kultivojnë një varietet të veçantë domatesh që s'futen në gojë. Kremtimet nisin rreth orës 10 paradite kur pjesëmarrësit garojnë për të shtënë në dorë një proshutë të ngulur majë një huri tërë lyrë. Shikuesit i lagin ngjitësit me zorra uji teksa këndojnë e kërcejnë rrugëve. Kur kambana e kishës lajmëron mesditën, kamionë të mbushur dëng me domate vrullojnë në qytezë, ndërkohë që brohoritjet "Do-ma-te, do-ma-te!" arrijnë kulmin. Paskëtaj, me gjëmimin e një topi uji, ngjarja kryesore zë fill. Ky është sinjali për zdërlaqjen dhe lëshimin e domateve në sulme të gjithanshme kundër bashkë-pjesëmarrësve. Hedhësit e domateve nga larg me harkim, vrasësit nga afër dhe gjuajtjet me kyç me rreze të mesme. Çfarëdo teknike të kesh, kur të ketë ardhur fundi, do të dukesh (dhe ndihesh) krejt ndryshe. Afro një orë më vonë, bombarduesve të qullur në domate u mbetet të luajnë në një det salce rrugësh të squllët ku zor se gjendet gjë që t'i përngjasë domates. Një gjëmim i dytë topi sinjalizon fundin e betejës. |