Competition in this pair is now closed. Source text in English All travel is now merely a means of moving a camera from place to place, all travellers are ruled by the all-powerful lens. Visitors old-fashioned enough to wish only to stand and look with their anachronistic eyes are shoved aside by the photographers, who take it for granted that while they do their ritual focusing, nothing else may move or cross their vision. Those peculiar souls without a camera must step aside for those more properly occupied, must wait while the rituals take place, and must bide their time while whole coaches stop and unleash upon the landscape the Instamatic God. And the populations of whole countries seeing themselves cannibalised, swallowed up, vacuumed into the black-ringed staring eye, wrench what they can from the cannibals. You want picture my house, my camel? You pay.
None of this would matter, perhaps, if anything worthwhile was being accomplished. If all the constant busyness and clicking produced, at its end, what had not existed before, images of beauty captured or truth told. But, sadly, this isn't so. The camera is simply graffiti made respectable.
The camera is the means by which we stamp ourselves on everything we see, under cover of recording the Wonders of the World already wonderfully
recorded by professionals and on sale at every corner bookshop and newsagent. But what use to show Aunt Maud, back home, postcards of the Tuscan landscape, since we are not in the picture to prove that we were there?
No stretch of rocks has verity unless I am within it. No monument exists
but for my wife, leaning against it. No temple is of interest without my face beside it, grinning. With my camera I appropriate everything beautiful, possess it, shrink it, domesticate it, and reproduce it on my blank sitting-room wall to prove to a selected audience of friends and family the one absolutely vital fact about these beauties: I saw them, I was there, I photographed them, and, ergo, they are.
from "Amateur Photography: the World as it isn't and our Fred" by Jill Tweedie in the Guardian | The winning entry has been announced in this pair.There were 3 entries submitted in this pair during the submission phase. The winning entry was determined based on finals round voting by peers.
Competition in this pair is now closed. | Tashmë të udhëtosh do të thotë thjeshtë të lëvizësh aparatin fotografik nga një vend në tjetrin; gjithë udhëtarët janë nën pushtetin e këtyre lenteve të gjithë-pushtetshme. Vizitorët e një mode të shkuar tashmë, aq sa ende shpresojnë të qëndrojnë dhe të vështrojnë rrotull me sytë e tyre anakronikë, janë fshirë tutje prej fotografëve, të cilët e marrin për të qenë faktin që, ndërsa ata kryejnë ritualin a tyre të fokusimit, asgjë të mos lëvizë përmes fushës së tyre të pamjes.
Ata shpirtra të çuditshëm pa një aparat në dorë duhet të bëjnë tutje për t’u lënë vendin atyre që kanë një punë më të përshtatshme për të bërë, duhet të bëjnë durim deri sa rituali të kryhet dhe duhet të presin radhën ndërsa varganë të tërë ndalin dhe lëshojnë mbi peizazhin Perëndinë e Çastit. Dhe popullata të tëra nga gjithë vendet që e shohin veten të kanibalizuar, të gëlltitur, të thithur brenda këtij syri të rrethuar me atë unazë të zezë, zhvatin ç’të munden nga këta kanibalë. Do të fotografosh shtëpinë time, gamilen time? Më paguaj!
Ndoshta asgjë nga këto nuk do kishte rëndësi po qe se do të sillnin ndonjë gjë me vlerë. Sikur gjithë ky rrëmet e këto shkrepje lartë e poshtë në fund të fundit të nxirrnin atë që ekzistonte më parë, pamje të bukurive të mbërthyera ose të vërteta të rrëfyera. Por, fatkeqësisht, nuk është kështu. Aparati fotografik s’është gjë tjetër veçse një grafit i një niveli më të lartë.
Aparati është mjeti me anë të të cilit ne gdhendim veten tonë mbi çdo gjë tjetër që shohim, me shkasin e fotografimit të Mrekullive të Botës, të cilat janë fotografuar mrekullisht prej kohësh nga profesionistë dhe shiten në çdo librari e kioskë gazetash. Po ç'vlerë do kishte t'i tregonim teto Llambrinisë në shtëpi kartolinat e peizazhit të Toskanës nëse nuk jemi vetë në ato fotografi për t’i provuar që edhe ne ishim aty?
Asnjë grumbull rrënojash nuk ka fije vërtetësie nëse unë nuk jam aty. Nuk ekziston asnjë monument kulture nëse ime shoqe nuk është aty, e mbështetur. Asnjë tempull a vend i shenjtë nuk ka fije interesi pa fytyrën time dhëmbë jashtë aty pranë. Me aparatin tim bëj timen çdo gjë të bukur, e pushtoj, e ngjesh, e përkul, dhe e var tek muri i zbrazët i dhomës sime të ndenjes, për t’i treguar një grupi të përzgjedhur miqsh dhe familjarësh të vetmin fakt absolutisht të rëndësishëm: Unë i pashë këto gjëra, unë isha atje, unë i fotografova ato, dhe si rrjedhojë: ato ekzistojnë.
Marrë nga “Fotografia Amatoriale: Bota, ashtu siç nuk është, dhe Fredi ynë”, nga Xhill Tuidi në gazetën "Guardian".
| Entry #3476
Winner Voting points | 1st | 2nd | 3rd |
---|
12 | 2 x4 | 2 x2 | 0 |
| Të gjitha udhëtimet tashmë janë thjesht një mjet i lëvizjes së kameras nga një vend në tjetrin, dhe të gjithë udhëtarët sundohen nga lentja e plotfuqishme. Vizitorët mjaft tradicionalë që dëshirojnë vetëm të qëndrojnë dhe të shikojnë me sytë e tyre anakronikë, shtyhen mënjanë nga fotografët, të cilët e marrin të mirëqenë se ndërkohë që ata bëjnë fokusimin e tyre ritual, asgjë tjetër nuk mund t’i lëvizë ose t'ua presë rrugën vizionit të tyre. Këta shpirtra të pazakontë pa kamera duhet të qëndrojnë në një anë për t’i lënë vendin atyre që janë angazhuar më mirë, duhet të presin ndërsa bëhen ritet, dhe duhet të presin kohën e tyre ndërkohë që autobusë të tërë ndalojnë dhe i ndërsejnë peizazhit Përëndinë e Kamerave. Popullata të tëra të vendeve që e shikojnë veten e tyre të kanibalizuara, të kollofitura, të thithura nga syri vëzhgues me rrathë të zinj, marrin ç’ka munden nga kanibalët. Do të fotografosh shtëpinë time, gamiljen time? Paguaj athere!
Kjo nuk do të kishte fare rëndësi ndoshta, nëse do të arrihej ndonjë gjë që ia vlente. Nëse kjo e qënur i zënë përhera, dhe shkrepjet do të prodhonin në fund atë cka s'ka ekzistuar më parë, imazhe bukurie të kapura apo të vërteta të thëna. Por, fatkeqësisht nuk është kështu. Kamera është thjesht grafiti që është bërë i respektueshëm.
Kamera është mjeti me të cilin ne vëmë vulën tonë mbi gjithçka që shikojmë, nën maskën se po regjistrojmë Mrekullitë e Botës tashmë të regjistruara mrekullisht nga profesionistë dhe në shitje në çdo dyqan librash dhe gazeta-shitës. Po ç’vlerë ka t’i tregosh Tezes Mod, kur kthehesh në shtëpi, kartolina nga peizazhi Toskan, nëse ne nuk jemi në fotografi për të provuar që kemi qënë atje?
Asnjë varg malesh nuk ka vërtetësi nëse Unë nuk jam aty. Asnjë monument nuk ekziston, nëse gruaja ime nuk mbështetet ndaj tij. Asnjë tempull nuk është interesant pa fytyrën time që qesh, në krah të tij. Me kameran time, unë e bëj siç duhet çdo gjë të bukur, e zotëroj, e zvogëloj, e adaptoj, dhe e riprodhoj në murin e zbrazët të dhomës time të ndenjes për t'ju vërtetuar një publiku të përzgjedhur miqsh dhe familjarësh faktin absolut jetësor për këto bukuri: Unë i kam parë ato, unë kam qënë atje, unë i fotografova ato, dhe prandaj ato ekzistojnë.
nga "Fotografi Amatore: Bota siç nuk është dhe Fredi ynë” nga Xhill Tuidi tek ”The Guardian”
| Entry #3059
Voting points | 1st | 2nd | 3rd |
---|
9 | 2 x4 | 0 | 1 x1 |
| Në ditët e sotme, të gjitha udhëtimet janë veç një mjet për ta zhvendosur aparatin fotografik sa nga njëri vend në tjetrin; të gjithë udhëtarët i nënshtrohen lentes së plotfuqishme. Turistët mjaft demode, të cilët dëshirojnë veç të qëndrojnë e të sodisin me sytë e tyre anakronikë, shtyhen mënjanë nga fotografët, të cilëve u duket normale që asgjë tjetër nuk duhet të lëvizë ose t’u pengojë pamjen, ndërkohë që ata bëjnë fokusimin ritual të aparatit. Ata njerëz të çuditshëm, të cilët nuk kanë një aparat fotografik, duhet të bëjnë mënjanë për t’u lënë vendin atyre që janë vërtet të zënë. Ata duhet të presin me durim gjatë kohës që kryhen ritualet ndërkohë që ndalojnë autobusë plot me njerëz, të cilët zbrazin mbi peizazh Zotin Njëpërdorimësh. Dhe popullsitë e të gjitha vendeve e shohin veten si viktima të kanibalizmit, të gllabëruar e të përpirë brenda syrit me rreth të zi që shkreptin, të ndrydhur sa më s’bëhet nga kanibalët. Dëshiron të fotografosh shtëpinë time, devenë time? Atëherë, paguaj!
Ndoshta asgjë nga këto nuk do të kishte kurrfarë rëndësie, nëse do të përmbushej diçka që do të kishte vërtet vlerë. Sikur e gjithë koha vazhdimisht e zënë dhe të gjitha shkrepjet e aparateve, të prodhonin në fund të fundit, atë që nuk kishte ekzistuar më parë, kapjen e imazheve të së bukurës ose tregimin e së vërtetës. Por, fatkeqësisht, nuk është kështu. Aparati fotografik nuk është veç një grafit, i cili është bërë i respektueshëm.
Aparati është mjeti me anë të së cilit ne lëmë gjurmë të vetes sonë mbi gjithçka që shohim, nën vellon e dokumentimit të Mrekullive të Botës, të regjistruara tashmë për mrekulli nga fotografët profesionistë dhe që shiten në çdo qoshk librash dhe stendë gazetash. Por çfarë i duhen teto Maud-it në shtëpi kartolinat me peizazhe nga Toskana, kur ne nuk jemi në fotografi për t’i vërtetuar se kemi qenë me të vërtetë atje?
Asnjë varg shkëmbinjsh nuk do të ishte i vërtetë, po të mos isha unë mes tyre. Asnjë monument nuk do të ekzistonte, po të mos ishte gruaja ime e mbështetur mbi të. Asnjë tempull nuk do të më interesonte, po të mos shihja atje fytyrën time, duke u zgërdhirë. Me aparatin tim, përvetësoj gjithçka të bukur, e zotëroj, e tkurr, e përshtas dhe e shfaq sërish mbi murin e zbrazët të dhomës së ndenjes për t’i vërtetuar miqve të zgjedhur dhe familjes sime të vetmin fakt krejtësisht thelbësor rreth këtyre bukurive: unë i kam parë ato, kam qenë atje, i kam fotografuar ato, dhe për këtë arsye, ato ekzistojnë.
marrë nga "Amateur Photography: Bota siç nuk ekziston dhe Fredi ynë” nga Jill Tweendie në gazetën “The Guardian”
| Entry #3337
Voting points | 1st | 2nd | 3rd |
---|
5 | 1 x4 | 0 | 1 x1 |
| | | | | X Sign in to your ProZ.com account... | | | | | | ProZ.com translation contestsProZ.com translation contests offer a fun way to take a break from your normal routine while testing and honing your skills with fellow translators.
ProZ.com Translation Contests. Patent pending. |