Kohë e shkurtër për të dhënë përgjigje për pyetjet Kudoz
投稿者: Eno Damo (X)
Eno Damo (X)
Eno Damo (X)  Identity Verified
Local time: 22:39
英語 から アルバニア語
+ ...
Mar 11, 2003

Përshëndetje të gjthëve;



Dëshiroj të ngre për diskutim çështjen e kohës gjatë të cilës pyetjet Kudoz janë të vlefshme për t’u përgjigjur. Psh, dje në mbrëmje vonë (sipas kohës në Shqipëri) u bë një pyetje dhe sot në mëngjes (po sipas kohës shqiptare) dikush kishte dhënë përgjigjen e saktë, dhe ajo ishte e vetmja përgjigje e dhënë. Natyrisht përgjigja ishte krejtësisht e saktë, dhe për këtë kishin rënë dakord edhe disa anëtarë
... See more
Përshëndetje të gjthëve;



Dëshiroj të ngre për diskutim çështjen e kohës gjatë të cilës pyetjet Kudoz janë të vlefshme për t’u përgjigjur. Psh, dje në mbrëmje vonë (sipas kohës në Shqipëri) u bë një pyetje dhe sot në mëngjes (po sipas kohës shqiptare) dikush kishte dhënë përgjigjen e saktë, dhe ajo ishte e vetmja përgjigje e dhënë. Natyrisht përgjigja ishte krejtësisht e saktë, dhe për këtë kishin rënë dakord edhe disa anëtarë të tjerë të Proz. Kjo nuk është në qendër të interesimit tim. Unë thjesht dëshiroj të tërheq vëmendjen që të lejojmë pak më shumë kohë për shpalljen e përgjigjes së saktë të një pyetje, në mënyrë që të gjithë anëtarët që dëshirojnë, të kenë një mundësi për të marrë pjesë dhe të ofrohen disa alternativa. Shpallja e përgjigjes së saktë (pavarësisht se përgjigja e parë mund të jetë dhe shpesh është e sakta) bën të pavlefshëm dhe të panevojshëm dhënien e përgjigjeve të tjera, duke kufizuar kështu pjesëmarrjen dhe duke ulur interesin për pyetjet Kudoz.



Gjithë të mirat,



Eno

Collapse


 
Edlira BABAMUSTA (MCIL)
Edlira BABAMUSTA (MCIL)
Local time: 05:39
英語 から アルバニア語
+ ...
Kohë e shkurtër për të dhënë përgjigje për pyetjet Kudoz Mar 11, 2003

Eno, dhe unë jam dakort me këtë që thoni ju, por nga ana tjetër duhet të keni parasysh (nuk e di nëse ju ka ndodhur) që klientët shpeshherë e kërkojnë një përkthim brenda 24 orëve ose dhe brenda 12 orëve ngandonjëherë. Dhe mendoj që ai person që bën pyetjen dhe ka marrë një përgjigje, ndoshta ka pasur një afat të kufizuar për dorëzimin e punës.



Gjithë të mirat,



Edlira



 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 22:39
2001に入会
英語 から アルバニア語
+ ...
SITE LOCALIZER
Përgjigja mbas mbylljes së pyetjes Apr 29, 2003

Hi Eno,

edhe pse një përgjigje mund të mbyllet shpejt nga pyetësi, ti përsëri mund të japësh përgjigjen tënde nëse dëshiron. Në këtë mënyrë ende mund të ndihmosh pyetësin, nëse varianti yt sjell diçka të re apo më të saktë.

Të fala,

Monika


 


このフォーラムには、モデレータが指定されていません。
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Kohë e shkurtër për të dhënë përgjigje për pyetjet Kudoz






Trados Business Manager Lite
Create customer quotes and invoices from within Trados Studio

Trados Business Manager Lite helps to simplify and speed up some of the daily tasks, such as invoicing and reporting, associated with running your freelance translation business.

More info »
Trados Studio 2022 Freelance
The leading translation software used by over 270,000 translators.

Designed with your feedback in mind, Trados Studio 2022 delivers an unrivalled, powerful desktop and cloud solution, empowering you to work in the most efficient and cost-effective way.

More info »